Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një fitore mbresëlënëse ndaj Armenisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” dominuan takimin, duke e mbyllur me rezultatin 5-2 në favor të tyre.
Kosova pësoi qysh në minutën e tetë, pas një gabimit të portierit, Amir Saipi.
Në minutën e 23-të, ishte Lumbardh Dellova që shënoi një supergol, për rezultatin prej 1-1.
Gjashtë minuta më vonë, Armenia doli përsëri në epërsi, pas një eurogoli tjetër nga gjuajtja e lirë.
Kështu edhe përfunoi pjesa e parë e ndeshjes.
E dyta ishte e tëra e Kosovës, e cila shënoi edhe tre gola të tjerë, për rezultatin përfundimtar prej 5-2.
Fillimisht shënoi Mërgim Vojvoda nga penalltia, teksa Lindon Emërllahu shënoi për 3-2, pas një goditje të bukur.
Për rezultatin final të takimit u përkujdes Albion Rrahmani, i cili shënoi për 4-2 dhe 5-2 në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 9 qershor ndaj Komoreve, përsëri në “Fadil Vokrri”.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës