Kosova e ka fituar bindshëm ndeshjen të cilën e ka vlerësuar më të rëndësishmen në kampionatin e IHF-së të vendeve me hendboll në zhvillim.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të premten mbrëma në Veliko Gabrovo të Bullgarisë fitoi me 11 gola dallim, 34:23, ndaj Përfaqësueses së Luksemburgut.
Ndeshja i takoi çerekfinales së kampionatit që po zhvillohet në Bullgari, në të cilin po paraqiten 16 përfaqësuese të vendeve që hendbollin nuk e kanë në nivelin më të lartë.
Kalimi i çerekfinales, përkatësisht arritja në gjysmëfinale, është vlerësuar sfida kryesore për Kosovën.
Tash Kosova ka gjasa reale të përfundojë të paktën e treta, që do t’i mundësojë kalimin në raundin kryesor eliminator për “Euro 2020”. Përmes parakualifikimeve, Kosova nuk ia kishte dalë të kalonte në këtë fazë, pasi kishte mbetur pas Estonisë e Turqisë. Por me fitoren e së premtes, gjasat që Kosova të arrijë raundin kryesor eliminator për “Euro 2020” janë rritur shumë.
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...