FIBA vazhdon të ketë vërejtje ndaj Kosovës, për shkak se ende nuk kanë filluar punimet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
FIBA ia ka tërhequr vërejtjen Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në lidhje me palestrën ku Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Kina 2019”, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo vërejtje ka ardhur për shkak se ende nuk kanë filluar punimet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, siç ishin paralajmëruar javë më parë.
Kosova më 23 nëntor, do të luajë si vendase në kuadër të eliminatoreve kundër Lituanisë dhe duhet ta ketë palestrën të gatshme tri javë para këtij takimi.
Lubomir Kotleba, këshilltari i sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s, më 21 shtator gjatë vizitës në Kosovë kishte paralajmëruar se deri më 2 nëntor gjithçka duhet të jetë gati, por kur kanë mbetur edhe tri javë deri te ky afat, në palestër asgjë nuk ka lëvizur.
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...