Kombëtarja e Kosovës në futsall do të luajë nesër (e premte) ndaj Francës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2026.
Dardanët janë grumbulluar para disa ditësh për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese që do të zhvillohet me 31 janar kundër Francës në Prishtinë.
Përzgjedhësi Agon Ramadani ka punuar këto ditë me futbollistët e ftuar dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë.
Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para, me një fitore ndaj Bullgarisë dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, ndërsa Franca ka 6 pikë nga dy ndeshjet.
Ky takim do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...
Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...
Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person