Kombëtarja e Kosovës U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër Kombëtares së Belizes, me rezultat 3:0, në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë.
Me këtë fitore, Dardanët U16 janë shpallur fitues të këtij turneu, me tri fitore, përcjell Arbresh.info.
Në dy ballafaqimet paraprake ata kanë mposhtur San Marinon dhe Shqipërinë, pas penalltive, ngase ndeshjet në kohën e rregullt kishin përfunduar baras.
Serinë e golave e hapi Eduart Sekiraqa, në minutën e 3-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Leka Podvorica, në minutën e 45-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Omer Shala, në minutën e 55-të.
Ky ishte aktiviteti i parë i Kombëtares U16, e cila u krijua vetëm muajin e kaluar nën udhëheqjen e stafit të trajnerëve në përbërje: Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku./Arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...