Kosova i është kthyer fitoreve duke mposhtur në miqësore mbrëmjen e sotme (e enjte) kombëtaren e Gjibraltarit.
“Dardanët” arritën me rezultat minimal 1 me 0 të mposhtin mysafirët e sotëm në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes në fillim të javës së ardhshme në kuadër të Euro 2020 ndaj Malit të Zi, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht një numri të madh përpjekjesh në pjesën e parë dhe dominimit të plotë, djelmoshat e trajnerit zviceran Bernard Challandes shkuan në pushime pa gola teksa anësori Bernard Berisha tregoi formën e lartë me një lojë të shkëlqyer.
Kombëtarja jonë gjeti golin e epërsisë në minutën e 69′ të pjesës së dytë.
Ishte Florent Hasani që me një goditje të fuqishme dërgoi në rrjetë topin duke shënuar për 1 me 0 si dhe duke hapur llogarinë e tij te skuadra kombëtare.
Challandes bëri ndryshime të mëdha në formacion gjatë kësaj ndeshje përgatitore duke iu dhënë rastin edhe lojtarëve në mungesë të minutave.
Fitorja e sotme shënon kalimin e një testi mjaftë të rëndësishëm para ndeshjes në kuadër të kualifikimeve kundër Malit të Zi të hënën e javës së ardhshme nga ora 20:45./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...