Për 5 ditë rresht, në Prishtinë, u mbajtën ndeshje përplot emocion e festë e cila kulmoi me fitoren e ekipit të Kosovës. Dardanet në finale triumfuan ndaj Azerbajxhanit me rezultat 75:65.
Në sfidën për vendin e tretë, Shqipëria triumfoi ndaj Qipros 70:55, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke fituar medaljen e bronztë, transmeton Arbresh.info.
Në takimin për vendin 5-7, Gjeorgjia mundi Maltën 61:56, duke u renditur e pesta, derisa maltezet u renditën në vendin e gjashtë, kurse e fundit ishte Armenia.
Në fillim të ceremonisë, sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka pranuar çmimin për organizim, çmim që iu nda nga Edwin Yeats, komisioner i FIBA-s.
Dushku ka ndarë çmimin MVP, që iu nda kapitenes së Shqipërisë, Luna Luca. Sekretarja e përgjithshme së bashku me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të FBK-së, Adriatik Rraci kanë ndarë çmimet për Top 5, ku ishin: Dimitra Eftychiou e Qipros, Martina Haxhiu e Shqipërisë, Silan Akbingol e Azerbajxhanit, Flutra Mehmeti e Kosovës dhe Angelina Ismayilova e Azerbajxhanit.
MVP e kampionatit është shpallur Flutra Mehmeti e Kosovës, çmim që u nda nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Në fund, trofeu i kampionit iu nda kapitenes së Kosovës, Malvina Haziri nga John Gonzalves, president i FIBA Small Countries dhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës. /Arbresh.info
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit