Pas tifozëve rusë, edhe ata sllovakë kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndërmjet Slovan Bratislava e Dunajska Streda
Fundjavën që shkoi tifozët rusë të CSKA Moskës ishin dëgjuar duke thirr “Kosova është Serbi”, në një ndeshje kampionale të kampionatit rus, shkruan gazeta express.
Por, së fundmi në internet po qarkullon një tjetër video, ku shihen duke e bërë të njëjtën gjë edhe tifozët sllovakë në ndeshjen ndërmjet Slovan Bratislavas dhe Dunajska Stredas.
Ndërsa, tifozët serbë janë parë shpesh duke shpalosur parulla dhe duke bërë thirrje e duke kënduar për Kosovën, të cilën e konsiderojnë ende si pjesë të tyre.
Kthehemi në realitet. Kosova e festoi 11 vjetorin e pavarësisë së saj më 17 shkurt të këtij viti.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...