Kombëtarja U15 e Kosovës e ka turpëruar Taxhikistanin duke e mposhtur 8:0 në një ndeshje të turneut UEFA Development Tournament të enjten në Shqipëri.
Djelmoshat dardanë ishin të pamëshirshëm ndaj Taxhikistanin duke e mundur me tetë gola epërsi në ndeshjen e parë të këtij turneu, që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, raporton Gazeta Express.
Kombëtarja verdhekaltër ishte plotësisht mbizotëruese në lojë dhe kanë arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare.
Elton Krasniqi i shënoi gjysmën e golave të Kosovës, derisa nga dy gola i shënuan Leart Halimi dhe Edvin Hodolli.
Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë.
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri