Google ADS

“Kosova e mposht Azerbajxhanin me këtë rezultat, ja kush i shënon golat”

17:54 | 20 Nëntor 2018

Lulëzim Berisha ka parashikuar ndeshjen, Kosovë – Azerbajxhan.

Kreu i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha, ka dhënë parashikimin e sotëm për ndeshjes, Kosovë – Azerbajxhan, që fillon në ora 20 :45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Berisha ka thënë se Përfaqësuesja jonë do të fitoj 2 me 0 ndaj ndjekësit të tonë në Ligën D, Grupi 3 të Ligës së Kombeve.

“Kosova do të fitojë me rezultat 2:0, ndaj Azerbajxhanit”, ka thënë fillimisht kryetari i ‘Dardanëve’.

“Golat do t’i shënojnë Edon Zhegrova dhe Milot Rashica”, ka shtuar më tej Berisha.

Ai më tej ka thënë se së fundmi janë anëtarësuar 500 tifoze femra në tifo-grupin “Dardanët”.

Shpërndaje në rrjete sociale