Me nismën e Komitetit Olimpik të Kosovës është themeluar Federata e Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK).
Në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, u zgjodhën organet drejtuese të kësaj federate, ndërsa rrjedhën e Kuvendit e ndihmuan edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.
Në fjalën hyrëse presidenti Hasani, duke përgëzuar shoqatat dhe klubet që iu përgjigjën ftesës për të themeluar FLSTK-në, deklaroi se KOK-u është vetëm nismëtar i themelimit të kësaj federate deri në zgjedhjen e organeve drejtuese.
KOK kishin iniciuar dhe ndihmuar edhe themelimin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK).

13 delegatët e pranishëm që vinin nga 10 shoqata dhe klube të Rajoneve të ndryshme të Kosovës unanimisht zgjodhën për kryetar profesorin Fadil Hysaj që përfaqësonte Etno Fest “Syri”.
Në fjalën e tij, kryetari Hysaj falënderoi të pranishmit për besimin, duke thënë se do të jap maksimumin që bashkërisht me Bordin Ekzekutiv ta bëjnë federatën sa më funksionale.
Bordi Ekzekutiv do të përbëhet nga Fejsal Shaqiri, Drilon Beqiri, Nezir Shehu, Kaltrina Hasani, Sadik Krasniqi dhe Masar Kabashi.
Anëtarët e Bordit unanimisht vendosën që pozitën e sekretarit të përgjithshëm t’ia besojnë Nazmi Ibërdemajt nga Shoqata “Rugova” në Pejë.
Pas themelimit të federatës, FLSTK pritet të aplikojë për anëtarësim në Komitetin Olimpik të Kosovës, si dhe në Asociacionin Ndërkombëtar “Sporti për të Gjithë” (TAFISA).
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...