Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Estonisë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar të martën.
Ndeshja ka filluar me avantazh të vendasve, kur Lillemae ka shënuar në minutën e trembëdhjetë për Estoninë.
Megjithatë reagimi i vajzave të Kosovës ka qenë i shpejtë. Fillimisht, Biqkaj e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në minutën e dyzet e një, Memeti ka realizuar për 1-2, duke përmbysur rezultatin para përfundimit të pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë Estonia ka arritur që ta barazojë në minutën e dyzet e gjashtë me anë të Saleit.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund.
Në ndeshjen e parë Kosova kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0./rtk
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt