UEFA nuk do të ndryshojë planet për ndeshjen Barcelona – Napoli.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë komente lidhur me vendin ku do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit.
Sipas presidentit të Napoli, De Laurentiis, Barcelona nuk plotësonte kushtet e sigurisë për të zhvilluar ndeshjen, por këto zëra nuk janë dëgjuar nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka konfirmuar sot se ndeshja do të luhet në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.
“Ne po monitorojmë situatën dhe ne jemi në kontakt me autoritetet lokale. Ndeshja shtë caktuar të luhet në Barcelonë, sipas planit”, thuhet në komunikatën e UEFA.
Ky lajm shkon në favor të skuadrës katalane, e cila mund të shfrytëzojë avantazhin e terrenit.
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...