Investimi i madh, që pritej të hapte mbi 200 vende pune në Kosovë, vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa çdo vonesë rrezikon shtyrjen e hapjes së biznesit.
Siç ka raportuar më herët Arbresh.info, kërkesa për rritjen e kapaciteteve energjetike është refuzuar nga KEDS, duke pamundësuar funksionalizimin e projektit.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të marrë sqarime dhe qëndrime zyrtare, as KEDS dhe as Ministria e Ekonomisë nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.
Kujtojmë se pronari i këtij biznesi i është drejtuar kompanisë KEDS me kërkesë për rritje të kapacitetit energjetik, mirëpo sipas dokumentit që ka siguruar redaksia jonë, përgjigjja ka qenë negative në pjesën kryesore të kërkesës.

Në arsyetimin e saj, KEDS thekson se rrjeti ekzistues në zonë është i mbingarkuar dhe nuk mund të përballojë ngarkesë shtesë. Sipas tyre, kufizimet teknike në daljet 10(20) kV e bëjnë të pamundur rritjen e kapacitetit në këtë fazë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...