Marcus Rashford po kalon një sezon të mirë si i huazuar te Barcelona, por e ardhmja e tij mbetet e hapur dhe vendimi final pritet të merret në verë.
Sulmuesi anglez ka regjistruar 13 gola dhe 12 asistime në 46 ndeshje, duke lënë përshtypje pozitive në Kataluni, shkruan Arbresh.info.
Barcelona ka opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh nga Manchester United, por ende nuk është marrë vendimi për aktivizimin e tij.
Trajneri Hansi Flick pritet të ketë fjalën kryesore për të ardhmen e tij, ndërsa në tavolinë mbetet edhe mundësia e një huazimi të ri.
Ndërkohë, në Angli po raportohet interes i madh nga Arsenal. Sipas mediave britanike, londinezët po kërkojnë një sulmues krahu dhe Rashford është një nga emrat kryesorë në listë.
Arsenali kishte tentuar ta transferonte edhe në të kaluarën, por atëherë lojtari kishte përfunduar në Aston Villa. Tani klubi londinez po e ndjek sërish situatën, sidomos në rast se Barcelona nuk e blen përfundimisht.
E ardhmja e Rashford pritet të vendoset në javët ose muajt e ardhshëm, varësisht nga plani sportiv i Barcelonës dhe vlerësimi i stafit teknik./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...