Alvaro Carreras ka reaguar publikisht pas kritikave që ka marrë në javët e fundit, duke sqaruar situatën përmes një deklarate në rrjetet sociale.
Mbrojtësi spanjoll, i cili së fundmi ka humbur vendin e titullarit, ka mohuar çdo zë që lidhet me mungesë përkushtimi apo probleme brenda skuadrës së Real Madrid.
Ai theksoi se që nga rikthimi i tij, ka punuar me profesionalizëm maksimal dhe përkushtim të plotë.
“Janë shfaqur disa insinuata dhe komente për mua që nuk përputhen me realitetin. Përkushtimi im ndaj këtij klubi ka qenë i plotë që nga dita e parë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.”
Carreras shtoi se gjithmonë ka respektuar trajnerët dhe ka luftuar për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë pjesë e ekipit të parë.
Në deklaratën e tij, ai u ndal edhe te një situatë e fundit me Antonio Rüdiger, duke e quajtur një keqkuptim të vogël.
“Është një çështje e momentit dhe pa rëndësi, tashmë e mbyllur. Marrëdhënia ime me gjithë ekipin është shumë e mirë”, tha ai.

Real Madridi po përballet me një situatë të vështirë pasi janë vënë në qendër të kritikave yjet e skuadrës, pas dështimit për të fituar trofe në sezonin e dytë me radhë./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...