Haxhi Krasniqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.
Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.
Krasniqi ka njoftuar se do të përballet me boksierin belg, Timur Nikarkhoev.
“Miq të dashur, jam shumë i lumtur të ju informoj, se më datën 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman Mynih. Kundërshtari im do të jetë numri i Belgjikës, Timur Nikarkhoev”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
35-vjeçari gjithashtu bëri të ditur se më 25 shkurt do të dalin në ring edhe boksierët tjerë shqiptarë; James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj.
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker