Kombëtarja e Kosovës në futboll është grumbulluar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Por me të nisur grumbullimi problemet kanë filluar, shkruan Arbresh.info.
Tre lojtarë të Kosovës që ishin pjesë e listës janë lënduar, bëhet fjalë për Ismajl Bekën, Shkëlqim Vladin dhe Leart Paqaradën, ku pësuan lëndime gjatë vikendit në ndeshjet ku luajtën me skuadrat e tyre.
Këto mungesa tani më janë konfirmuar në konferencën e mbajtur për media nga përzgjedhësi Gliha dhe menaxheri Bajram Shala.
Kurse Edon Zhegrova është në dyshime nëse do të paraqitet, mbetet për t’u parë se si do të rezultojnë testet e fundit mjekësore.
Mungesë e madhe do të jetë ajo e kapitenit, Amir Rrahmani i cili është i lënduar tash e disa kohë, tjetër mungesë është ajo e sulmuesit Vedat Muriqi i cili është i suspenduar pasi morri karton të kuq, në ndeshje ndaj Rumanisë.
Kosova do të luaj ndeshjen e parë të enjten mbrëma në udhëtim tek Andorra, me fillim nga ora 20:45 ndërsa tre ditë më vonë është paraparë të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, por si shkak i gjendjes në Izrael kjo ndeshje pritet të shtyhet./Arbresh.info/
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...