Trump e zgjat armëpushimin me Iranin

President Donald J. Trump oversees Operation Epic Fury at Mar-a-Lago, Palm Beach, FL, March 1, 2026. (White House photo by Daniel Torok)

22:47 | 21 Prill 2026
E.G

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke deklaruar se masa do të mbetet në fuqi deri në dorëzimin e një propozimi të përbashkët nga udhëheqja iraniane dhe përfundimin e diskutimeve.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan tha se vendimi është marrë pas kërkesës së zyrtarëve të lartë të Pakistanit, përfshirë Field Marshal Asim Munir dhe kryeministrin Shehbaz Sharif.

“Na është kërkuar të pezullojmë sulmin ndaj Iranit deri sa udhëheqësit e tij të paraqesin një propozim të unifikuar. Kam urdhëruar ushtrinë të vazhdojë bllokadën dhe të mbetet e gatshme”, thuhet në presidentit amerikan.

“Duke u bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është seriozisht e përçarë, gjë që nuk është e papritur, dhe me kërkesë të Marshallit Asim Munir dhe Kryeministrit të Pakistanit Shehbaz Sharif, na është kërkuar të pezullojmë sulmin tonë ndaj vendit të Iranit deri në një moment kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar. Prandaj, kam urdhëruar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për rrjedhojë do të zgjas armëpushimin deri në momentin kur propozimi i tyre të paraqitet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë apo tjetër”, ka shkruar Trump.

Sot gjatë ditës, Trump tha se nuk do ta zgjasë armëpushimin.

“Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi aq shumë kohë”, ka thënë Trump.

Ai shtoi se SHBA është në një pozitë të fortë negociuese dhe në fund do të sigurojë atë që e quajti një marrëveshje të shkëlqyer – megjithëse afati kohor dhe kostoja mbeten të paqarta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale