Sot (e shtunë) janë kompletuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ndërsa tashmë dihen edhe datat dhe orari.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy çerekfinalet e fundit të Euro 2020, ku janë mësuar emrat e gjysmëfinalistëve.
Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0 duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020.
Këto dy kombëtare i bashkohet dy kombëtareve tjera të njohura, si Italia dhe Spanja që siguruan gjysmëfinalen gjatë ditës së djeshme (e premte).
Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës dhe zhvillohet më 6 korrik nga ora 21:00.
Gjysmëfinalja e dytë në mes të Anglisë dhe Danimarkës dhe zhvillohet me 7 korrik, po ashtu nga ora 21:00.
Të dy gjysmëfinalet janë të paraparë të zhvillohen në stadiumin Wembley të Londrës në Angli. /Telegrafi/

DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...