Ishte pritur vetëm finalja e Ligës së Evropës që të kompletohen dy vazot e para me klubet që do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Me përfundimin e finales së Ligës së Evropës, ku Sevilla fitoi ndaj Interit, janë kompletuar edhe dy vazot e para.
Kështu në vazon e parë bëjnë pjesë Juventusi, Real Madridi, Liverpooli, Bayern Munich, PSG, Zenit dhe Porto që janë kampion në shtet e tyre.
Në këtë vazo do të zë vend edhe Sevilla që doli triumfuese në garën e dytë të UEFA-s.
Në vazon e dytë ka emra të mëdhenj të futbollit si Barcelona, Atletico Madrid, Mancheste United, Manchester City, Borussia Dortmund, Shakhtar Donetsk, Chelsea dhe njëra mes Benficës dhe Ajaxit.
Në vazon e tretë janë konfirmuar njëra mes Benficës e Ajaxit, Lazio, Interi e RB Leipzigu.
Klubet e tjera do të konfirmohen pas përfundimit të ndeshjeve eliminatore të kësaj gare. /Telegrafi/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...