Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany mendon që ata mund të fitojnë përfundimisht trofeun në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht suksesit së fundmi në kampionatin anglez, City ka arritur të shkoj vetëm në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh evropian, transmeton portali arbresh.info. Këtë sezon, derisa ata vazhdojnë dominimin në Premierë Ligë, ata u mposhtën nga Liverpooli në çerekfinale.
Kompany e pranon që dështimi në Evropë është bërë një standard te City, por beson se sezonin e ardhshëm, skuadra e Pep Guardiolas mund të fitoj përfundimisht trofeun më të madh.
“Liga e Kampionëve është një çështje tjetër”, ka thënë fillimisht Kompany për ‘Guardian’. “Këtu ka qenë një model, një historik. Madje as Pep, as unë, nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë diçka rreth kësaj”
“Ne nuk kemi humbur ndaj ndonjë skuadre evropiane që ka shfaqur se ata janë më të mirë se ne, ne ishim në short me një skuadër në Premierë Ligë në Anfield që tradicionalisht ka qenë shumë e vështirë për Manchester Cityn”
“Ne kemi një histori me ata, ne kishim një shans të mrekullueshme për të kthyer atë dhe ne nuk ishim në gjendje për ta bërë këtë. Vitin e ardhshëm, kjo do të ndodhë”
Vera e këtij viti do të shënoj 10 vjetorin e Kompanys që nga transferimi i tij te City./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...