‘Hoy Aragon’ pretendoi që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zhvendosur selinë e biznesit të tij në Monzon (Huesca).
Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se “hapi është marrë nga Bartomeu për të thjeshtësuar strukturën e grupit të tij të kompanive që bien ndesh me fjalimin e mbajtur nga FC Barcelona rreth referendumit të pavarësisë”, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është një deklaratë që ka trazuar të gjitha nivelet. Por, nuk kaloi shumë kohë që këtij raporti t’i vije edhe përgjigjja.
Grupi Adelte, i udhëhequr nga Bartomeu, ka mohuar se ka ndryshuar vendin.
Ata kanë shtuar gjithashtu se kanë pasur gjithmonë dhe do të kenë korporatat e tyre dhe bazën në Barcelonë si dhe nuk kanë në plan ta ndryshojnë këtë.
Në fund, kompania njoftoi se ata kanë pasur një qendër në Monzon për disa vite, një mohim shumë i qartë./arbresh.info/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...