Randal Kolo Muani tashmë zyrtarisht iu është bashkuar Tottenhamit në formë huazimi nga PSG.
Futbollisti i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique, deri në ditët e fundit të merkatos u lidh për një transferim të mundshëm tek Juventusi, por që nuk ndodhi, shkruan Arbresh.info.
Francezi do të jetë pjesë e skuadrës londineze deri në fund të këtij seozni.
26-vjeçari do ta mbaj në fanellë numrin 29.
Kolo Muani gjatë karrierës të tij ka luajtur tek Juventusi gjysmën e sezonit të kaluar. Teksa nga viti 2023 ishte pjesë e PSG-së pas një transferimi nga Eintracht Frankfurt.
Ai është lëvizja e fundit e Tottenhamit këtë merkato, pas nënshkrimit me Xavi Simonsin e Leipzigut.
Spurs ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato duke transferuar edhe Mohammed Kudus, Mathys Tel, Kevin Danso, Luka Vuskovic, Kota Takai dhe Joao Palhinha./Arbresh.info
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...