Sot (e mërkurë), Klubi i kryeqytetit, KPP Prishtina në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB), organizojnë turne për të mbledhur fonde për Shqipërinë, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Shqipëria, u godit nga një tërmet prej 6,3 ballësh javën e kaluar, ku mbi 50 persona mbetën të vdekur e mbi 600 tjerë të lënduar.
Që nga momenti i tërmetit të tmerrshëm, po thuajse e gjithë Kosova filloi aksione humanitare për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
E një veprim të tillë po e bëjnë edhe KPP Prishtina së bashku me Rotary Club Prishtina Newborn.
Kastriot Orana nga KPP Prishtina u shpreh “Të gjitha të ardhurat nga ky organizim do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Pjesëmarrja në këtë turne është 5 euro, kurse për ata të cilët kanë mundësi mund të paguajnë edhe më shumë” kurse sa i përketë interesimit ai theksoi se “ka interesim të madh për të ndihumar të Shqipërinë me aktivitete të ndryshme, kurse ne si klub i pingpongut, kemi organizuar këtë turne që të mbledhim fonde dhe të ndihmojmë sado pak personat e prekur nga tërmeti”.
Klubi i Pingpongut Prishtina ju fton të bëheni pjesë e këtij aktiviteti dhe të përkrahim Shqipërinë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...