Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për lëvizje të mundshme në radhët e klubeve të mëdha evropiane.
Në qendër të vëmendjes janë kryesisht lojtarë që nuk kanë pasur hapësira të mjaftueshme te skuadrat e tyre aktuale dhe kërkojnë një ndryshim ambienti, edhe me synimin për të qenë në formë optimale për Botërorin 2026.
Sipas medieve të huaja, Atletico Madrid ka shfaqur interesim serioz për mesfushorin gjerman Leon Goretzka. Lojtari i Bayern Munich ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe, për momentin, rinovimi i marrëveshjes duket i pamundur.
Emri i mesfushorit me eksperiencë është përfolur më herët edhe në Serie A, ku Juventus dhe Napoli janë përmendur si destinacione të mundshme.
Megjithatë, me hyrjen e Atletico Madrid në garë, dy klubet italiane pritet ta kenë edhe më të vështirë sigurimin e shërbimeve të Goretzkës.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e gjermanit, ndërsa afati kalimtar i janarit mund të sjellë zhvillime të rëndësishme rreth këtij transferimi.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...