Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

11:00 | 12 Maj 2026
E.K

Qeveria në detyrë ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën janë ndarë mjetet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se është miratuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10,887,186.45 euro.

Këto mjete janë ndarë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.