Një trombozë në muajin maj shqetësoi jo pak ish sulmuesin legjendar gjerman, Miroslav Klose, i cili në një intervistë për mediat gjermane zbulon se gjithçka është një kujtim i largët dhe se tani po sheh përpara drejt karrierës si trajner.
Tashmë 43-vjeçar, Klose la punën si pjesëtar i stafit teknik të Bayernit të Munihut për t’u marrë me shëndetin e tij, ndërsa tani zbulon se plani i ardhshëm është të nisë karrierën si trajner i parë.
“Tromboza është një kujtim i largët dhe gëzoj sërish shëndet të plotë. Mjekët kanë dhënë miratimin për t’iu rikthyer normalitetit dhe tani dua të nis punën me kohë të plotë si trajner i parë. Nuk kam preferenca në klube apo liga, por thjesht të nis punë sa më shpejt”, u shpreh Klose.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...