
Liverpool manager Jurgen Klopp inspects the pitch before the UEFA Champions League match at the Red Bull Arena, Salzburg.
Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdatat për Werner dhe Havertz.
Dyshja gjermane, Timo Werner e Kai Havertz janë dy lojtarët e Bundesligës që po tërheqin vëmendjen më të madhe para merkatos së verës.
Të dy lojtarët lidhen me një kalim të mundshëm në Premierligë, me Liverpool që ka shfaqur interes për të dy lojtarët.
Lidhur me dyshen gjermane ka komentuar edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili nuk ka kursyer lëvdatat.
“Ka shumë lojtarë të mirë në këtë planet. Timo Werner është lojtar i mrekullueshëm. Kai Havertz është i mrekullueshëm”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Koha e duhur, mundësia – gjithçka duhet të jetë së bashku. Gjashtë, shtatë javë më parë, ne nuk e dinim nëse mund të luajmë përsëri këtë vit”, ka shtuar gjermani, duke komentuar për merkaton.
Liverpool shiheshin favoritët për shërbimet e Werner, deri kur këtë javë u raportua se Chelsea ka mbyllur marrëveshjen
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...