Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka paralajmëruar skuadrat e tjera të Premierë Ligës se do vazhdojnë të përmirësohen.
Dje “Reds” mposhtën Chelsea-n me rezultat 5 – 3 dhe fituan titullin në “Anfield”, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman ka thënë se nuk do të ndalen dhe do vazhdojnë të përmirësohen më shumë.

“Është e vërtet, jemi kampionët e Anglisë, Evropës dhe Botës”.
“Ne nuk do ndalemi. Kemi sfida të tjerë, mund të përmirësohemi. Kemi shansin për të bërë hapin e radhës, por nuk mund të ndalojmë dhe të pushojmë”, deklaroi ai.
Liverpool-i e fitoi Premierë Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për klube në 13 muajt e fundit./arbresh.info.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...