Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me paraqitjet e Darwin Nunes tek skuadra angleze.
Uruguaiani u ble nga Benfica me vlerë 70 milionë euro gjatë merkatos verore në vitin 2022, shkruan Arbresh.info.
Në fillimin e tij tek “The Reds”, Nunez nuk tregoj ndonjë përformanc të mirë, duke lënë menaxherin në dyshime për blerjen e kartonit të tij.
24-vjeçari sezonin e ri e filloj në bankën rezervë, mirëpo arriti të i shënoj në dy ndeshje radhazi ndaj LASK dhe West Ham United, ndërsa shënoj dy gola të bukur ndaj NewCastle.
“Ai ka bërë hapa të mëdhenj javëve të fundit”, ka thënë Klopp për gazetarët derisa ka treguar se çka ka ndryshuar për Nunez gjatë sezonit 2023/24.
“Ai është kërcënim tani. E patë të goli, ishte shumë i mirë, apo? Ishte më të vërtetë i fortë. Ai ishte gati për ne. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një futbollist që shfrytëzon topa. Që dinë të krosojë, të ndal me gjoks, nga aty të niset dhe të shënoi si për shembull kundër Wolves, mendoj se ishte e njëjta situatë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”- ka shtuar Klopp. /Arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh