Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka pranuar se yjet e “Reds” mund të transferohen në të ardhmen e afërt te Barcelona ose Real Madrid.
Sot (e hënë) Liverpool më mjaftë vështirësi mposhti West Ham me rezultat 3 – 2 duke barazuar rekordin e Manchester Cityt me 18 fitore radhazi në kampionatin anglez, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman për Independent ka thënë se është vështirë t’i rezistosh thirrjeve të Real Madrid ose Barcelonës.

“Mendoj se për disa lojtarë, nëse Barcelona ose Reali thirrin, është vështirë të thuash jo. Mendoj se për të gjithë botë, Liverpool është një ndër klubet më të mëdha”.
“Janë më shumë se 500 klube që nuk mundën të blejnë lojtarë nga ne”, deklaroi ai.
Liverpool momentalisht është lider në Premierë Ligë me 79 pikë, 22 më shumë se Manchester City që renditët në pozitën e dytë./arbresh.info.
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...