Kili është ekipi i tretë gjysmëfinalist në kupën e Amerikës. Kili mposhti Kolumbinë me penallti pas mbarimit të 90 minutave dhe kohës shtesë në barazim 0-0.
Futbollistët e Kilit u treguan më të saktë nga pika e bardhë pasi i shënuan të gjitha penalltitë. Ato që shënuan ishin: Vidal, Vargas, Purgas, Aranguiz dhe në fund Sanchez.
Kolumbia bëri një ndeshje të mirë por i mungoi fati, sidomos pjesën e parë të takimit. Nga pika e bardhë shënuan: Rodriguez, Cardona, Cuardado, Mina dhe e humbi penalltinë Tesilo, i cili gjuajti në fund.
Çerekfinalja e fundit është ajo mes Uruguait dhe Perusë. Uruguai duket më favorit në letër. Ekipi që do kualifikohet nga kjo sfidë do ndeshet në gjysmëfinale me Kilin. Uruguai-Peru do të luhet sot në orën 21:00./tch
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...