Lajmi ka ardhur nga vetë presidenti i kësaj disipline, Dana White, i cili ka qenë i shpejtë për të shprehur pakënaqësinë e tij rreth kaosit që shpërtheu pas duelit, gjë që mund të detyrojnë Federatën të anulojë dhënien e titullit për kampionin rus.
“Nëse Khabib merr një pezullim shumë të gjatë, ai mund të humbasë rripin e tij”, pranoi White.
“Unë kam folur me Conor dhe ai është në rregull, ai është më i mërzitur për luftën dhe jo për atë që ndodhi pas saj”, shtoi White.
Tre anëtarë të stafit të Khabib u arrestuan nga policia pas duelit, por u liruan pasi McGregor nuk preferoi të denoncojë rastin në organet kompetente.
Presidenti i UFC-së gjithashtu zbuloi se pse ai nuk ia dha rripin Nurmagomedov brenda tetëkëndëshit.
“Nga frika se turma do përfundonte në oktagon dhe kështu ne vendosëm se ishte më mirë të dilnim të gjithë”, tha ai.
Nurmagomedov fitoi mëngjesin e djeshëm (me orën tonë lokale) titullin e peshave të lehta në UFC pasi mposhti në raundin e katërt kundërshtarin Conor McGregor, por pas atij episodi, në oktagon u futën disa persona nga stafi i kampionit rus, duke u konfliktuar me stafin dhe duke goditur kundërshtarin irlandez.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj