Kjo e shtunë do të vazhdojë me disa ndeshje shumë interesante në ligat më të forta evropiane të futbollit.
Në Angli, lideri i Premierligës, Arsenali, përballet me Bournemouthin nga ora 15:30. Mbrëmja në këtë ligë mbyllet me sfidën Liverpool – Fulham, që nis në ora 18:30.
Në Gjermani, dueli më interesant pritet të jetë ai mes Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit nga ora 15:30, ndërsa nga ora 18:30, Bayern Munich udhëton për t’u përballur me St. Pauli.
Në Itali, Milani e pret Udinesen në ora 18:30, kurse Juventusi përballet në udhëtim me Atalantën nga ora 20:45.
Ndërkohë në Spanjë, Barcelona do të jetë në aksion nga ora 18:30 ndaj Espanyolit, ndërsa Atletico Madrid udhëton për t’u përballur me Sevillën nga ora 21:00.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...