Google ADS

Këtë mesjavë luhen ndeshjet e mbetura në elitën e basketbollit kosovar

14:11 | 25 Shkurt 2025
D.H

Mesjava rikthen në aksion Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfidat e mbetura nga java e 21-të do të luhet këtë të mërkure edhe enjte, shkruan Arbresh.info.

Dy ndeshjet e para luhen ditën e mërkurë nga ora 19:00.

Golden Eagle Ylli e pret në shtëpi Proton Cable Prizrenin, teksa derbi i rivalëve të vjetër midis Pejës dhe Bashkimit është sfida tjetër.

Ndërkohë java mbyllet të enjten me përballjen e Borës me kampionen aktuale Trepçën.

Kujtojmë se nga kjo xhiro është zhvilluar vetëm sfida midis Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, ku triumfuan kryeqytetasit./Arbresh.info