Kepa në Chelsea, zbulohen detaje nga transferimi i papritur

19:19 | 9 Gusht 2018

Chelsea ishte u përgatitur disa javë më parë për transferimin e Kepa Arrizabalagas.

Talenti spanjoll është larguar këtë javë nga Athletic Bilbao për një tarifë rekorde prej 71 milionë funta, transmeton portali arbresh.info. Ai zëvendësoi belgun Thibaut Courtois që u shit te Real Madridi pas shumë diskutimeve për transferim në Bernabeu.

Mirëpo, transferimi i Kepas nga Maurizio Sarri duket se ka dal në dritë.

Sipas gazetarit Kaveh Solhekol në ‘Sky Sports’, një marrëveshja ishte ofruar që një kohë të gjatë.

“Dy arritjet e sotshme do të thonë se skuadra e Chelseas është tani pak e pa balancuar”, ka thënë fillimisht ai. “Ata tani kanë nëntë qendër mesfushor dhe tani ne mund të presin që disa prej tyre të largohen”

“Ndërkohë, Kepa zbuloi se hera e parë që Chelsea kishte kontakt me të ishte gjatë pushimeve dy javë më parë”

“Burime të mija në Chelsea më kanë treguar se ai gjithmonë ka qenë përzgjedhja e tyre numër 1 dhe ata tentuan të nënshkruanin me të edhe më parë”

“Kepa ka thënë se Chelsea kishte bërë dy oferta për të këtë verë, por Bilbao i refuzoi ato”

Kepa është bërë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit me transferimin e tij te “Blutë”./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara