‘E arta’ e Kosovës e cila tanimë është bërë trajnerë e sportit të xhudos, Majlinda Kelmendi ka folur për arritjen e sportistes së saj Laura Fazliu në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.
Kelmendi tha se kur e shikonte nxënësen e saj duke luftuar dukej se po luftonte vet, shkruan Arbresh.info.
“Sigurisht, shumë emocionuese edhe jo veç tash në lojëra olimpike por në çdo garë që kom shku me Laurën, si në kampionat evropian, si në kampionat botëror, i kom pasë ndjenjat sikur me garu vet”, ka thënë Kelmendi në një prononcim për faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook.
“Realisht dje ka qenë hala ma emocionuese se Laura gjatë krejt ditës ka pasë shumë emocione, ka qenë goxha e ngarkume edhe realisht nuk e jepke maksimumin. Mirëpo në fund kur mori medalje sigurisht u përmbyll dita në mënyrën ma të mirë të mundshme”.
Laura Fazliu arriti të fitojë medalje të bronztë ne kategorinë deri në 63 kilogram, kjo medalje është medalja e pestë për shtetin e Kosovës së Lojërat Olimpike./ Arbresh.info
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...