Në Rahovec do të zhvillohet Final 4 i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
“Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 21 shkurt, ku do të përballen Prishtina me Penzën, si dhe Bashkimi me Junior 06 Moni Bau, në derbin e qytetit prizrenas. Katër skuadrat synojnë të kualifikohen në finale, si dhe të fitojnë trofeun e çmuar për basketbollin e femrave”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Takimet pritet të jenë mjaft interesante, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave, si dhe ndeshjeve të zhvilluara në Superliga Femrat.
Fituesit do të përballen në finale më 23 shkurt nga ora 14:30.
Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Bashkimi i Prizrenit.
Orari
E premte, 21 shkurt
17:00 Prishtina – Penza
19:30 Bashkimi – Junior 06 Moni Bau
E diel, 23 shkurt
14:30 Finalja e Femrave
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...