Lirim Kastrati mbrojtësi i djathtë, ka thënë se nuk kanë kohë të mendojnë për humbjen nga Greqia, duhen rezultate pozitive ndaj Irlandës së Veriut.
Kastrati luajti dy ndeshjet e para të Kosovës në Ligën e Kombeve, ndaj Qipros në udhëtim dhe ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke mos u zëvendësuar asnjë minutë.
“Mendoj që nuk kemi kohë të mendojmë për lojën e kaluar.
Tash jemi të fokusuar të gjithë për lojën me Irlandën e Veriut.
Jemi përgatitur mirë.
Sot e kemi edhe një stërvitje dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv”, tha Kastrati.
Tutje ai tha se po të shënonin fitore do të ishte mirë në aspektin moral.
“Atmosfera është gjithmonë e mirë. Edhe humbja është pjesë e lojës kështu që ne jemi të përgatitur. Normalisht, po të kishim arritur fitore, do të ishte edhe më mirë në aspektin moral”.
“Tash duhet ta tregojmë veten dhe me angazhim, punë e ushtrime, besoj që do ta kemi një rezultat pozitiv nesër”, ka thënë në fund Kastrati.
Mbrojtësëi i djathtë aktualisht luan te Ujpesti në Hungari, ku në edicionin e fundit ka zhvilluar 35 ndeshje në elitën e futbollit hungarez dhe shënuar një gol e dy asistime. /arbresh.info/
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...