Limani është futbollist i ri i Shkëndijës.
Shkëndija ka përforcuar repartin defanziv duk transferuar ish-kapitenit e Dritës, Ardian Limani.
Mbrojtësi 29 vjeçarë ka pranuar ofertën e kuqezinjëve dhe pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, hodhi nënshkrimin e tij në kontratën 2 vjeçare me Shkëndijën.
“Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre“, shprehet Limani.
Limani vjen nga qyteti i Gjilanit, ku u bashkua me skuadrën e Dritës që në moshë shumë të re.
Duke kaluar gjitha grupmoshat arriti në ekipin e parë të Dritës, ku vitet e fundit ishte kapiten dhe fitoi dy tituj kampion, ndërsa më herët kishte fituar titullin edhe me Feronikelin./Arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...