Dje kanë filluar kualifikimet për turneun IEM Dallas CS:GO, turne ky i cili do të shpërndajë çmime prej afro 230.000 euro.
Shumë ekipe shqiptare janë pjesë e kualifikimit për në ‘Closed Qualifier’ të turneut IEM Dallas, i cili do të mbahet në qytetin Dallas të Teksasit, me disa nga ekipet më të mira të botës.
Ndonëse nuk patën sukses gjatë ditës së parë kualifikuese e cila u mbajt dje (e martë), ekipet shqiptare janë duke garuar edhe sot (e mërkurë) në kualifikimin e dytë për një vend në ‘Closed Qualifiers’.
Ekipet si Bad News Eagles, XGAMING, BLINK dhe më shumë, janë pjesë e këtij kualifikimi i cili sapo ka filluar.
Streameri i mirënjohur shqiptar, Ernest ‘xhocii’ Xhoci, i cili është edhe zyrtarisht streamer i ekipit Bad News Eagles, është duke transmetuar ndeshjet e ekipit Bad News Eagles.
Ndeshjet të cilat kanë filluar sot (e mërkurë) në ora 18:00 mund t’i ndiqni në kanalin e Twitch të Xhoci-t, Twitch.tv/xhocii./Telegrafi/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...