Golden State Warriors ka marrë fitoren e katërt në përballje me Houston Rockets.
Kampioni në fuqi i NBA, ka triumfuar në Teksas përballë Houstonit me pesë pikë diferencë 113:118.
Në mungesë të Kevin Durant të lënduar, Steph Curry dhe Klay Thompson kanë bartur barrën kryesore të ekipit.
Fundori Curry ishte më efikasi në këtë takim me 33 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Klay Thompson e mbylli takimin me 27 pikë ku shtatë herë shënoi tre pikësha, pati dy asistime e dy kërcime.
James Harden ishte më i miri te vendasit si gjithnjë me 35 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.
Paraqitje të mirë pati edhe Chris Paul me 27 pik e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Kësisoj Golden State Warriors ka siguruar finalen e Konferencës së Perëndimit ku do ta pres fituesin e ndeshjes Denver – Portland. /Telegrafi/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...