Mesfushori Qemail Elshani në vitet e fundit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në elitën e futbollit kosovar në skuadrat si Feronikeli, Prishtina dhe së fundmi Besa e Pejës, përcjellë Arbresh.info.
‘Qema’ në një prononcim për Arbresh.info vlerëson se skuadra nga Rrafshi i Dukagjinit në këtë edicion ka shfaqur formë jo edhe aq të mirë siç është pritur nga tifozët pejan.
Megjithatë, ai i gëzohet faktit që ekipi i tij do të luajë në finale të Digitalb Kupës së Kosovës. “Paraqitjet e Besës kanë qenë relativisht të mira, por jo në nivelin që dimë të jemi. Sigurisht që nuk jemi në garë për titull, por kemi stabilitet në tabelë dhe jemi të fokusuar në Kupë për çka jemi duke u përgatitur maksimalisht”, ka thënë Qemail Elshani për Arbresh.info.
Tutje, Elshani e komentoi edhe formën personale. “Besoj që kam treguar lojëra të mira, por do të punojë edhe më shumë në mënyrë që të jem në formë sa më të mirë për finale. Ka kohë për tu përgatitur në të gjitha aspektet si fizike ashtu edhe psikike”, vlerësoi Qemail Elshani.
Besa në finalen e madhe të Kupës e sfidon Llapin nga Podujeva. /Arbresh.info
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit