Përzgjedhësi i Suedisë, danezi Jon Dahl Tomasson ka refuzuar të japë dorëheqje, pavarësisht presionit të madh nga publiku dhe opinionistët suedezë pas humbjes ndaj Kosovës në Goteborg.
Pas katër xhirove në Grupin B, Suedia ndodhet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, duke e bërë situatën tepër të vështirë. E vetmja shpresë për një biletë drejt Kupës së Botës 2026 mbetet kalimi nëpërmjet play-off-it të Ligës së Kombeve, megjithëse edhe kjo rrugë duket tashmë shumë e zbehtë.
Në anën tjetër, Kosova ka bërë një hap të madh drejt zonës së kualifikimit, duke u ngjitur në vendin e dytë me 7 pikë, tre më pak se Zvicra lidere.
“Kam një kontratë me SvFF dhe jemi në mes të kualifikimeve”, deklaroi Tomasson për Viaplay, duke përsëritur disa herë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij.
“Nuk ishte një mbrëmje e mirë. Ishte një rezultat i tmerrshëm. Por unë pres të qëndroj. Nuk mendoj se lojtarët kanë humbur besimin te taktika”, nënvizoi ai.
Pas ndeshjes, ish-reprezentuesi suedez Johan Elmander, tashmë analist për Radiosporten, reagoi ashpër.
“Koha e tij me kombëtaren ka mbaruar. Ose jep dorëheqje vetë, ose federata duhet të veprojë”, deklaroi Elmander. /Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun