Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për Ligjin e ri për Shtetësinë, i cili ka hyrë në fuqi ditë më parë, duke i cilësuar si të keqinterpretuara debatet dhe kritikat që janë ngritur rreth tyre.
Në Debat Plus, Sveçla tha se po krijohen skenarë dhe po bëhet zhurmë e panevojshme për çështje që, sipas tij, nuk qëndrojnë.
Ai theksoi se ndryshimi kryesor i ligjit ka të bëjë me lehtësimin e procedurave për mërgatën kosovare, veçanërisht për qytetarët që jetojnë në Gjermani dhe që në të kaluarën kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës për shkak të kufizimeve ligjore të shtetit gjerman.
Sipas Sveçlës, me ndryshimet e reja këta qytetarë do të kenë mundësi ta rikthejnë shtetësinë e Kosovës në mënyrë më të thjeshtë, përmes një kërkese dhe një dëshmie se nuk janë të përndjekur nga shteti ku jetojnë.
“Edhe në konferencë isha i qartë. Është duke u bërë një zhurmë, duke trilluar apo duke ngritur skenare që fare nuk qëndrojnë. Ndryshimi kryesore aty është që do të iu mundësohet mërgatës sonë, posaçërisht nga Gjermania, e cila ka qenë e detyruar të heq dorë nga nënshtetësia, meqë Gjermania nuk ka lejuar dy nënshtetësi e tash e lejon. Që ata tash ta rikthejnë nënshtetësinë e Kosovë automatikisht. Më një kërkesë dhe një vërtetim që nuk janë të përndjekur nga shteti ku jetojnë. Ky është ndryshimi substancial. Sa i takon kësaj zhurmës lidhur me mundësimin që serbët të marrin nënshtetësinë…Unë i kisha lutur të gjithë që a lexojnë ligjin.
Nuk ka kurrfarë ndryshimi prej ligjeve që e mbulojnë këtë fushe, që ata i kanë miratuar më herët. 2008, 2012 pastaj 2017 dhe tash. Në pikën e fitimit të ligjit, për ata të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës, më 1 janar 1998”, ka thënë Sveçla.
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...