Ish sulmuesi gjerman, Oliver Bierhoff, beson se ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz duhet të transferohet te Real Madrid.
Havertz ka shkëlqyer këto dy sezone në Bundesligë, derisa ka kërkuar nga klubi largimin dhe kjo ka bërë të alarmohen top skuadrat evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Bierhoff beson se gjermani duhet të luaj për Real Madrid-in, ngase i përmbush të gjitha kushtet.

“Është lojtar për Real Madrid-in. Është lojtar i ri, që ka gjithçka, talent i mirë, teknikë, fizikë të mirë. Është i kompletuar dhe do jetë i rëndësishëm për ne”, theksoi ai.
Thuhet se garën për Havertz është duke e prirë Chelsea, kurse Bayern Munich e ka bërë me dije se nuk ka para për ta blerë këtë verë./arbresh.info.
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...