Juventus e ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Blaise Matuidi pas ndeshjes me Sassuolon.
Ish ylli i PSG ka dëmtuar kofshëm e këmbës dhe iu desh ta lëshojë ndeshjen që në fillim.
“Pas lëndimit të pësuar dje kundër Sassuolos, Blaise Matuidi iu nënshtrua testeve në J Medical të hënën pasdite, ku u zbulua një lëndim në mes të muskujve në kofshën e majtë”.

“Mesfushori i Bianconerëve ka filluar terapinë dhe do të jenë e nevojshme që t kryhen edhe teste të mëtejshme për të përcaktuar më mirë masën e dëmtimit të tij”, thuhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare të tyre.
Matuidi është në rrezik serioz që ta humb ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që ‘Zonja e Vjetër’ do ta zhvillojë me Tottenham Hotspur në shtëpi. /arbresh.info/
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...