Mbrojtësi i shumë kërkuar i Juventusit, Alex Sandro, pritet të largohet në janar nga Torino.
Sipas mediave italiane, Chelsea dhe Manchester City të dy janë duke vëzhguar mbrojtësin qendror të “Zonjës së Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
“Bluve” thuhet se i është refuzuar një ofertë verën e kaluar, por ata pritet të rikthehen me një tjetër ofertë të re megjithëse do të jetë një garë e fortë në dimër për nënshkrimin e 25-vjeçarit.
Juventusi ka thënë se reprezentuesi brazilian nuk është në shitje, por tani raportohet se ata kanë ndryshuar mendjen dhe i kanë vendosur një çmim prej 52 milionë funta futbollistit.
Sandro u transferua në Evropë në vitin 2011 dhe pas pak viteve ka arritur të bëhet njëri nga anëtarët kryesor të skuadrës së parë./arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës