Juventusi mund të shtojë përpjekjet për të siguruar sulmuesin e Romës, Edin Dzekon, pasi Luis Suarez mund të dështojë.
Sipas Tuttomercatoweb, uruguaiani mund të ketë problem me marrjen e pasaportës italiane, duke e tejkaluar afatin e 5 tetorit, që është i fundit për afatin kalimtar.
Këtë e konfirmon edhe RAC 1, që sipas tyre Juventus nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë lojtarin nga Amerika e Jugut si një lojtar i BE për Ligën e Kampionëve.
Trajneri Andrea Pirlo po bën presion tek drejtuesit që të ketë një sulmues të ri sa më shpejt të jetë e mundur.
Tani flitet se drejtuesit janë duke e përshpejtuar bisedimet me Edin Dzekon.
Në anën tjetër Roma, mund të mos e lirojë sulmuesin deri më 29 shtatorit, dy ditë pas zhvillohet ndeshja e Serie A mes Juventusit dhe Romës. /Telegrafi/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...